Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ben Affleck është i mrekullueshëm me fëmijët

Ben Affleck është i mrekullueshëm me fëmijët

Jennifer Garner ka shprehur vlerësimin e saj për ish-bashkëshortin, aktorin Ben Affleck, duke e cilësuar atë si një prind të përkushtuar dhe të shkëlqyer për fëmijët e tyre.

Pavarësisht divorcit në vitin 2018, pas një martese 10-vjeçare, Garner dhe Affleck vazhdojnë të bashkëpunojnë për rritjen e tre fëmijëve. Në një intervistë për “Entertainment Weekly”, aktorja theksoi se Affleck ka arritur të balancojë me efikasitet jetën profesionale dhe atë familjare.

“Fëmijët e mi janë pak më të rritur tani. Babai i tyre është një prind i shkëlqyer”, ka deklaruar Garner. Ajo shtoi se gjatë kohës kur fëmijët ishin më të vegjël, kishte kaluar shumë kohë duke u përkushtuar ndaj tyre, por tani situata ka ndryshuar.

<

“Ai kujdeset për ta. Është i mrekullueshëm dhe kjo është çliruese”, ka theksuar aktorja, duke vlerësuar rolin e Affleck si baba. Sipas burimeve pranë ish-çiftit, marrëdhënia mes tyre është aktualisht miqësore dhe e përqendruar në mirëqenien e fëmijëve, duke ofruar mbështetje të ndërsjellë në rolin e prindërve.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement