Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje ku u shqyrtua lista përfundimtare e kandidatëve për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij takimi u diskutuan po ashtu edhe veprimet procedurale të mëtejshme që lidhen me këtë proces.
Me një shumicë votash, Zana Spahiu është zgjedhur Drejtoreshë e Përgjithshme e RTK-së, duke marrë 9 vota pro dhe asnjë abstenim.
Zana Spahiu është e njohur si bashkëshortja e aktorit të njohur kosovar, Fatmir Spahiu, i cili njihet nga publiku me nofkën artistike “Bufi”. Fatmir Spahiu është një nga aktorët dhe humoristët më të njohur në Kosovë, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme përmes roleve të shumta në teatër, televizion dhe film. Fama e tij më e madhe lidhet me interpretimin e personazhit “Bufi”, me të cilin ai identifikohet nga publiku.



















You must be logged in to post a comment Login