Policia e Kosovës ka njoftuar se tre individë janë arrestuar nën dyshimin se kanë tentuar të përvetësojnë dhe të shesin një parcelë tokë me vlerë mbi 1.5 milion euro në zonën e Sllatinës, në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dyshuesit janë: M.T., shtetas serb, L.SH., gjithashtu shtetas serb, dhe M.R., shtetas kosovar. Ata dyshohen se përmes veprimeve të kundërligjshme, kanë tentuar të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe rreth 2 hektarë.
Më tej, Policia informoi se të dyshuarit janë akuzuar për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara nga Serbia. Ata kishin paraqitur dokumente të rreme si të legjitime dhe kishin prezantuar një person të rrejshëm si person real, me qëllimin për të realizuar shitjen e pronës përmes një noterit.
Be the first to comment