Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Alarmante: Për 10 ditë, 52 raste të dhunës në familje në Kosovë

Fushë Kosovë: Djali rrah nënën dhe motrën, përfundon në polici

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka njoftuar se gjatë një periudhe 10-ditore në muajin korrik ka trajtuar dhjetëra raste të veprave penale, me theks të veçantë në rastet e dhunës në familje.

Sipas të dhënave të publikuara nga kjo zyrë, në këtë periudhë janë evidentuar gjithsej 52 raste të dhunës në familje, duke e klasifikuar këtë si kategorinë më të përhapur të veprave penale të trajtuara.

Përveç rasteve të dhunës në familje, Zyra ka shqyrtuar edhe:

– 2 raste të trafikimit
– 2 raste të vrasjes
– 1 rast të vrasjes në tentativë
– 1 rast të dhunimit
– 1 rast të ngacmimit seksual
– 1 rast të shpëlarjes së parave
– 2 raste të lëndimit të lehtë trupor
– 2 raste të shkeljes së Urdhrit të Mbrojtjes

Në lidhje me masat mbrojtëse për viktimat, gjatë kësaj periudhe janë bërë:

– 5 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje në gjykatë
– 11 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente
– 4 kërkesa për vazhdimin e Urdhrit të Mbrojtjes

Gjykatat kanë nxjerrë gjithsej 13 aktvendime aprovuese, ndërsa 2 kërkesa janë refuzuar.

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka marrë pjesë në 86 seanca gjyqësore dhe 17 seanca në prokurori, duke ofruar edhe 69 këshilla juridike për viktimat.

Në aspektin gjyqësor, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar:

– 13 aktgjykime dënuese
– 1 aktgjykim lirues
– 1 aktgjykim refuzues

Për më tepër, Zyra ka evidentuar:

– 1 ankesë
– 1 përfaqësim të rastit në polici
– 10 referime të rasteve në Qendrën për Punë Sociale
– 3 deklarata të pëlqimit të viktimave për ndihmë

Të dhënat e publikuara nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave pasqyrojnë numrin e lartë të rasteve të dhunës në familje dhe theksojnë nevojën për vazhdimin e mbështetjes institucionale për viktimat, si dhe forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe parandalimit të këtyre veprave penale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement