Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lajm i mirë për Spanjën: Yamal gati për finalen e madhe

Lajm i mirë për Spanjën: Yamal gati për finalen e madhe

Spanja ka marrë një lajm të mirë pak ditë para finales së madhe të Kupës së Botës. Pas shqetësimeve rreth gjendjes fizike të Lamine Yamal, duket se talenti spanjoll do të jetë i gatshëm për sfidën vendimtare kundër Argjentinës.

Ylli i ri i “La Roja”, Lamine Yamal, nuk u stërvit sot me pjesën tjetër të skuadrës për shkak të një shqetësimi muskulor. 19-vjeçari ishte i përcjellë nga një fashë në kofshë, gjë që ngriti pyetje për gjendjen e tij fizike.

Sidoqoftë, sipas gazetës Marca, nuk ka rrezik që Yamal ta humbasë finalen. Plani i stafit teknik të Spanjës është që ai të jetë titullar të dielën në stadiumin “MetLife” në East Rutherford, New Jersey, ku do të zhvillohet përballja e shumëpritur mes Spanjës dhe Argjentinës.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, tifozët e futbollit do të kenë mundësinë të shohin një duel simbolik mes Lionel Messit dhe Lamine Yamal, talentit që shumë e konsiderojnë si një nga pasardhësit më premtues të legjendës argjentinase.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement