Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

‘S’ka çka të intereson ty’, pse Kresha e lëshoi studion, flet moderatorja Alshiqi

‘S’ka çka të intereson ty’, pse Kresha e lëshoi studion, flet moderatorja Alshiqi

Mbrëmë, gjatë transmetimit të emisionit “Ekipi A” në ATV, u krijua një situatë e pazakontë kur reperi i njohur MC Kresha vendosi të largohej nga studioni. Kjo ndodhi pas një diskutimi paralel mes tij dhe Xuxit, i cili po ndërhynte në intervistën që po zhvillohej në të njëjtën kohë.

Për të sqaruar më mirë rrethanat e kësaj ngjarjeje, redaksia jonë kontaktoi moderatoren e formatit, Doruntina Alshiqi. Ajo shpjegoi se si u zhvillua e gjithë situata.

Në një prononcim për Prive, Alshiqi përshkroi momentin e sikletshëm: “Në një moment, vura re se MC Kresha dhe Xuxi po zhvillonin një diskutim paralel, që po ndihmonte në intervistën që kishte filluar. Prandaj, si moderatore, iu drejtova me pyetjen se çfarë po diskutohej, që të sqarohej situata për publikun. MC Kresha zgjodhi të mos i përgjigjej, duke thënë: ‘S’ka çka të intereson ty, s’po du me fol.’ Pas kësaj, ai vendosi të largohej nga studio.”

<

Ajo e theksoi se ky nuk ishte një debat direkt me të, por thjesht mes dy të ftuarve, Kreshës dhe Xuxit.

“Si moderatore, unë thjesht ndërhyra për të menaxhuar situatën dhe për të mbajtur rrjedhën normale të emisionit, duke respektuar përgjegjësinë time profesionale. Respektoj të drejtën e secilit të ftuar për të zgjedhur mënyrën si reagon, por detyra ime është të bëj pyetje dhe të siguroj një komunikim të qartë për publikun. Këtë kam bërë edhe mbrëmë, duke ushtruar me profesionalizëm detyrën time,” deklaroi ajo.

Ndërkohë, reagimi i MC Kreshës në rrjetet sociale mungon, duke lënë Xuxin të habitur për situatën e krijuar.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement