Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mashtrimi i ri i hajnave me çantat që kalojnë pa ndezur alarmet e marketeve

Mashtrimi i ri i hajnave me çantat që kalojnë  pa ndezur alarmet e marketeve

Grupet e organizuara të hajnave kanë nisur të përdorin një metodë të re për të vjedhur produkte nga supermarketet. Këto grupe përdorin valixhe të modifikuara që bllokojnë sinjalet e sistemeve të sigurisë, duke kaluar pa aktivizuar alarmet.

Sipas raporteve, kjo skemë është përhapur në mbarë Gjermaninë. Më 3 korrik, një gazetar i BILD fiksoi dy të dyshuara në një supermarket, ndërsa mbushnin dy çanta me kafe, me çmim që varionte nga 19 deri në 25 euro secila.

Policia ka bërë të ditur se vajzat vepruan në mënyrë të organizuar. Pasi rasti u zbulua, njëra prej tyre u ndalua, ndërsa tjetra arriti të largohej.

<

Sipas autoriteteve gjermane, grupet e organizuara përdorin çanta të modifikuara, të veshura nga brenda me fletë metalike. Kjo krijon një shtresë që bllokon sinjalet e sistemeve kundër vjedhjes. Një zëdhënës i policisë shpjegoi se për shkak të këtij modifikimi, alarmi në daljen e supermarketit nuk aktivizohet, edhe pse mallrat nuk janë paguar.

Vjedhjet në dyqane i shkaktojnë dëme milionë eurosh bizneseve në Gjermani çdo vit. Për këtë arsye, shumë tregtarë po kërkojnë instalimin e sistemeve të reja që mund të zbulojnë praninë e metalit në valixhe dhe çanta.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement