Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Teuta Selimi ka dy fjalë për djemtë e saj

Teuta Selimi ka dy fjalë për djemtë e saj

Përmes një imazhi të ndarë në Instastory, artistja ka bërë një dedikim emocionues për dy djemtë e saj, Matisin dhe Noarin. Ajo ka shkruar “Deri n’frymën e fundit”, duke shprehur kështu dashurinë e pakushtëzuar për fëmijët, të cilët përbëjnë forca dhe përkushtimin e saj më të madh përballë çdo sfide.

Ky reagim vjen pas një periudhe të gjatë, gjatë së cilës emri i saj është përmendur në mediat rozë për shkak të thashethemeve mbi ndarjen nga bashkëshorti. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mbetet e heshtur dhe të mos komentojë publikisht për situatën.

Artistja njihet për natyrën e saj të ndrojtur, dhe publikimet që lidhen me jetën e saj personale janë të pakta. Muaj më parë, Teuta kishte falënderuar publikun për mbështetje në ditët më të vështira, dhe kishte ndarë një mesazh të koduar mbi zhgënjimet e jetës së saj, pa specifikuar ndonjë emër ose situatë të caktuar.

<

Duket se ajo vazhdon të fokusojë energjinë e saj tek fëmijët dhe të ruajë jetën personale në heshtje të plotë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement