Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Walker shpërthen pas deklaratës së ministres serbe: “Edhe ajo është një kriminele lufte”

Walker shpërthen pas deklaratës së ministres serbe: “Edhe ajo është një kriminele lufte”

William Walker, njeriu që dokumentoi Masakrën e Reçakut dhe pa nga afër krimet e kryera në Kosovë gjatë viteve 1998–1999, shprehu habitjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq. Ajo kishte thënë se do të kishte realizuar spastrim etnik në Kosovë.

Walker e cilësoi këtë deklaratë si një nga ato më fashiste që ka dëgjuar në vitet e fundit. Ai theksoi se nëse ministrja vërtet e tha këtë, atëherë vihet në pikëpyetje jo vetëm gjykimi i saj, por edhe njerëzia e saj.

“Është e paimagjinueshme të thuash se Millosheviqi duhej ta kishte nisur gjenocidin më herët. Nuk mund ta besoj që dikush mund të thotë diçka të tillë. Nëse kjo është e vërtetë, dikush duhet të shqyrtojë racionalitetin dhe moralin e saj,” tha Walker.

<

Ish-diplomati amerikan theksoi se pranimi i gatishmërisë për të kryer spastrim etnik është një shpallje që glorifikon krimin e luftës. Ai shpjegoi se spastrim etnik është një krim lufte.

“Po të thotë se do ta bënte atë më herët se Millosheviqi, i cili ishte një nga kriminelët më të mëdhenj të Evropës, atëherë çfarë mund të themi për të? Kjo tregon qartë se edhe ajo është një kriminele lufte,” u shpreh Walker.

Në përfundim, ai shprehu shqetësimin e tij për retorikën që vjen nga Beogradi, duke vënë në dukje se deklarata të tilla tregojnë se Serbia nuk ka reflektuar ende për të kaluarën.

“Jam i shokuar. Po përpiqem ta kuptoj atë që sapo mësova. Kjo është një deklaratë e një krimineleje të vërtetë lufte. Shpresoj që ajo të mos ketë mundësinë t’i zbatojë këto ide. Duket se Beogradi nuk ka ndryshuar shumë,” përfundoi Walker.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement