Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Helmimet, infektologu Bunjaku: Mostrat sanitare negative s’e përjashtojnë burimin e infeksionit

Helmimet, infektologu Bunjaku: Mostrat sanitare negative s’e përjashtojnë burimin e infeksionit

Infektologu Gramoz Bunjaku ka shprehur shqetësim në lidhje me rastet e dyshuara të helmimit në Prishtinë. Ai theksoi se rezultatet negative të mostrave sanitare nuk nënkuptojnë automatikisht përjashtimin e mundësisë së një burimi infeksioni.

Bunjaku theksoi se në situata me shpërthime epidemike, të tilla si dyshimet për infeksione nga Salmonella Enteritidis, hetimi nuk duhet të mbështetet vetëm në analizat e mostrave sanitare. Ai sugjeroi se është e nevojshme të bëhet një kombinim i të dhënave epidemiologjike, klinike dhe laboratorike për një pasqyrë më të qartë të situatës.

“Mostrat sanitare negative nuk e përjashtojnë burimin e infeksionit. Një rezultat negativ i mostrave sanitare nuk e përjashton domosdoshmërisht Salmonella Enteritidis,” theksoi ai.

<

Bunjaku gjithashtu renditi disa faktorë që mund të ndikojnë në rezultatet. Ai përmendi se ushqimi i kontaminuar mund të jetë konsumuar ose larguar para se të merreshin mostrave, duke e bërë hetimin më të vështirë.

“Ky kontaminim mund të ndodhë për disa arsye: ushqimi i kontaminuar mund të ketë qenë konsumuar ose asgjësuar përpara marrjes së mostrës; kontaminimi mund të ketë qenë i pabarabartë, ndaj jo çdo pjesë e ushqimit përmban bakterin; sipërfaqet mund të jenë pastruar ose dezinfektuar para marrjes së mostrave; dhe, sasia e bakterit mund të jetë nën kufirin e zbulimit laboratorik,” sqaroi ai.

Infektologu përfundoi duke theksuar se për të hetuar një shpërthim, përfundimet duhet të bazohen në një kombinim të këtyre të dhënave të ndryshme dhe jo vetëm në rezultatet e mostrave sanitare.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement