Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për regjistrimin e lindjeve dhe vdekjeve për muajin maj të këtij viti.
Në maj janë regjistruar gjithsej 2,328 lindje, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Prej tyre, 1,212 janë meshkuj, ndërsa 1,116 janë femra. Sipas Agjencisë, ky numër tregon një rritje prej rreth 3% krahasuar me muajin prill.
Gjithashtu, në këtë muaj janë regjistruar 871 raste të vdekjeve, gjithashtu brenda dhe jashtë Kosovës. Nga këto, 445 janë meshkuj dhe 426 janë femra. Krahasuar me muajin prill, numri i rasteve të vdekjeve në maj ka pësuar një rënie prej 4.9%.
Be the first to comment