Nis zbatimi i amnistisë penale në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri që prej sot.
Sipas të dhënave të raportuara nga Top Channel, 541 të dënuar do të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe do të dalin nga burgjet. Një numër i konsiderueshëm i të tjerëve do të përfitojnë ulje dënimi ose një formë tjetër lehtësimi.
Në detaje, përveç 541 personave që lirohen, 803 të dënuar do të kenë ulje të dënimit, ndërsa 173 të tjerë do të përfitojnë nga rillogaritja e dënimit. Po ashtu, 124 raste lidhen me disa vendime gjyqësore, dhe 67 të dënuar do të përfitojnë nga bashkimi i dënimeve. Megjithatë, 609 persona nuk do të përfitojnë nga amnistia penale, pasi nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj.
Institucionet me numrin më të lartë të lirimeve janë:
– Lushnja – 127 të liruar
– Fieri – 104 të liruar
– Reçi (Malësi e Madhe) – 101 të liruar
– Rrogozhina – 94 të liruar
– Korça – 60 të liruar.
Nga ana tjetër, numri më i lartë i personave që nuk përfitojnë nga amnistia shënohet në:
– Reçi (Malësi e Madhe) – 160 të dënuar
– Peqini – 156
– Fieri – 80
– Korça – 66
– Burreli – 44
– Durrësi – 32.
Procesi i lirimit të të dënuarve ka filluar sot dhe po zhvillohet në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, nën mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse.
Amnistia penale parashikon përfitime të ndryshme për kategori të caktuara të të dënuarve, duke përfshirë lirimin e menjëhershëm, uljen e dënimit dhe rillogaritjen e masës së vuajtjes së dënimit.
Be the first to comment