Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shpallur si “person non grata” ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq. Me këtë vendim, i është ndaluar përherë hyrja dhe kalimi tranzit në Republikën e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Sveçla e akuzoi Paunoviqin se ka ripërsëritur projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve. Ai e përshkroi këtë veprim si një vazhdimësi të politikave shtetërore të Serbisë ndaj popullsisë shqiptare.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, sot kam nxjerrë vendim përmes së cilit Snezhana Paunoviq e kam shpallur persona non grata, me ndalim të përhershëm të hyrjes apo kalimit tranzit nëpër Republikën e Kosovës,” shkroi Sveçla.
Ai theksoi se epoka e shtypjes dhe spastrimit etnik të shqiptarëve ka përfunduar. Institucionet e Kosovës, sipas tij, do të mbrojnë rendin kushtetues, integritetin territorial dhe sigurinë e qytetarëve të saj.
Be the first to comment