Ndarja e përfolur ndërmjet Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt ka qenë një temë e nxehtë diskutimi në ditët e fundit.
Raportet sugjerojnë se Ledri nuk e ndjek më Xhensilën në rrjetet sociale, por një detaj tjetër ka kapur vëmendjen e publikut. Nëna e reperit, Xheri Vula, vazhdon ta ndjekë Xhensilën në Instagram. Kjo lë të kuptohet se raportet mes tyre mbeten të mira.
Megjithatë, deri tani, as Ledri as Xhensila nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për të konfirmuar ose mohuar zërat mbi ndarjen e tyre.
Be the first to comment