Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar përmbylljen e tre kapitujve të rinj për Shqipërinë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas tij, kjo është një arritje që tregon se integrimi evropian është i arritshëm kur ka vizion dhe angazhim institucional.
Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se çdo sukses i Shqipërisë është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Ai shprehu shqetësimin se ky zhvillim duhet të ndihmojë në reflektimin e situatës në Kosovë.
“Ndërsa vendet e rajonit po avancojnë në rrugën e tyre integruese, ne po mbetemi prapa për shkak të një mendësie qeverisëse destruktive dhe izolimit nga partnerët tanë ndërkombëtarë,” ka thënë Haradinaj.
Ai gjithashtu shprehu urimet e tij për Shqipërinë dhe shpreson që Kosova të rikthejë perspektivën për integrim euroatlantik, duke e shmangur situatën ku shikon të tjerët që ecin para, ndërsa ata vazhdojnë të ngecin.
Be the first to comment