Mihrije Braha ka vendosur të sjellë një ndryshim të ri në pamjen e saj, duke u shfaqur me flokë kaçurrele që i kanë dhënë një stil krejtësisht ndryshe.
Këngëtarja publikoi këto pamje në rrjetet sociale, ku u shfaq edhe reagimi i bashkëshortit të saj, Naim Abazit. Naimi, i njohur si një nga partnerët më të dashur të estradës shqiptare, shprehu emocionet e tij për look-un e ri të Mihrijes, duke i bërë komplimente dhe duke thënë: “Po dukesh shumë bukur.”
Çifti vazhdon të tregojë se dashuria dhe mbështetja reciproke janë elementi thelbësor i marrëdhënies së tyre.
Be the first to comment