Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

Goditje për duhanpirësit: Çmimi i cigareve mund të arrijë nivel rekord deri në vitin 2030

Goditje për duhanpirësit: Çmimi i cigareve mund të arrijë nivel rekord deri në vitin 2030

Pirja e duhanit në Gjermani pritet të shtrenjtohet ndjeshëm në vitet e ardhshme. Sipas një projekt-propozimi të Ministrisë Federale të Financave, çmimi mesatar i një pakete cigaresh mund të arrijë deri në 11,78 euro deri në vitin 2030. Ky draft, megjithatë, duhet të miratohet nga Bundestagu dhe Bundesrati përpara se të hyjë në fuqi.

Qeveria federale ka paraqitur një plan për rritjen e taksës mbi duhanin, e cila mund të përshpejtojë rritjen e çmimeve për duhanpirësit. Mediat gjermane raportojnë se barra financiare për duhanpirësit mund të jetë më e madhe se sa ishte parashikuar fillimisht.

Nëse drafti miratohet, çmimi mesatar i një pakete cigaresh pritet të rritet çdo vit:

– 2027: 9,10 euro për paketë;
– 2028: 9,91 euro;
– 2029: 10,81 euro;
– 2030: 11,78 euro.

Çmimi për vitin 2030 është rreth 40 cent më i lartë se sa ishte theksuar në vendimin e mëparshëm të qeverisë. Megjithatë, këto çmimi janë vetëm mesatare, pasi çmimet reale do të varen nga marka, madhësia e paketës dhe politikave të prodhuesve.

Sipas planit të ri, taksa mbi duhanin do të rritet ndjeshëm, duke arritur deri në 6,19 euro për paketë deri në vitin 2030, një rritje e konsiderueshme krahasuar me nivelet aktuale. Rritja e taksës do të prekë jo vetëm cigaret e gatshme, por edhe duhanin për cigare të dredhura me dorë.

Qeveria gjermane arsyeton se rritja e taksave ka dy objektiva kryesore. Njëra është sigurimi i të ardhurave shtesë për të mbuluar deficitin në buxhetin federal. Tjetra, autoritetet besojnë se çmimet më të larta do të ndihmojnë në uljen e konsumit të duhanit, veçanërisht tek të rinjtë.

Rritja e taksës pritet t’i sjellë buxhetit federal rreth 8,5 miliardë euro të ardhura shtesë deri në vitin 2030. Nëse miratohet varianti me taksa edhe më të larta, kjo shumë mund të rritet më tej. Edhe pse këto shifra janë të rëndësishme, të ardhurat përfundimtare do të varen nga sjellja e konsumatorëve. Duhani-pirësit mund të zgjedhin të vazhdojnë blerjen e cigareve pavarësisht çmimeve më të larta ose mund të reduktojnë konsumin.

Ndërkohë, autoritetet theksojnë se çmimi prej 11,78 eurosh për paketë nuk është akoma i miratuar. Drafti do të kalojë procedurat parlamentare dhe mund të ketë ndryshime në normat e taksave, afatet dhe llogaritjet financiare.

Propozimi pritet të nxisë debate të forta politike. Mbështetësit e konsiderojnë rritjen e çmimeve si një mjet të rëndësishëm për uljen e konsumit të duhanit, ndërsa kritikët shohin rrezik në rëndimin e familjeve me të ardhura të ulta dhe rritjen e tregtisë së paligjshme. Nëse propozimi miratohet, Gjermania do të jetë një prej vendeve ku pirja e duhanit do të kushtojë ndjeshëm më shumë në vitet e ardhshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement