Në kuadër të Universitetit Veror në Prishtinë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, zhvilloi një diskutim me studentë nga vende dhe nacionalitete të ndryshme. Ajo ndau me ta historikun e saj dhe rrugëtimin drejt pozitës së presidentes.
Gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi, e cila po raporton nga ngjarja, tha se Jahjaga përshkroi momentin kur në vitin 2011 kaloi nga Policia e Kosovës në pozitën e presidentes. Ajo gjithashtu foli për vështirësitë me të cilat u përball gjatë këtij rrugëtimi.
“Jahjaga theksoi se është përballur me shumë paragjykime, por i ka luftuar ato drejtpërdrejt.” Gashi shtoi se një mesazh i tillë u adresua edhe vajzave të pranishme, duke u inkurajuar ato të jenë të forta në përballjet e tyre.
Ndiqni prononcimin e plotë për më shumë detaje.
Be the first to comment