Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Toney nuk e fsheh të dashurën, publikon foton e parë si çifti

Toney nuk e fsheh të dashurën, publikon foton e parë si çifti

Muaj më parë, Prive By Liberta Spahiu raportoi ekskluzivisht se ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Toney, ka nisur një romancë të re pas daljes nga shtëpia me blogeren e njohur, Ega Islami.

Gjatë kësaj kohe, ata kanë qëndruar të diskretë, me Toney që ndau vetëm dy imazhe të përzgjedhura, ku fytyra e partneres nuk ishte e dallohet. Megjithatë, tani misteri ka marrë fund.

Çifti ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të publikuar foton e tyre të parë së bashku. Në një postim të përbashkët në Instagram, ata shfaqen krah njëri-tjetrit, të veshur në të zeza, pranë një makine luksoze të kuqe.

<

Ajo që tërhoqi vëmendjen është mbishkrimi i fotos në frëngjisht: “Il était temps”, që në shqip do të thotë “Ishte koha”.

Me këtë frazë, ata nënkuptojnë se tashmë është koha e duhur për të zyrtarizuar lidhjen e tyre para ndjekësve, disa muaj pas shpërndarjes së këtij lajmi në media.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement