Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Llazicë, në rrugën Prishtinë-Pejë, përfshirë dy automjete.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi për Klankosova.tv se tre persona kanë pësuar lëndime në incident. Pas marrjes së tretmanit mjekësor, ata janë liruar për në shtëpi.
Elezaj gjithashtu theksoi se rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.
Be the first to comment