Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident mes dy automjeteve në rrugën Peqin-Rrogozhinë, ka të lënduar

Aksident mes dy automjeteve në rrugën Peqin-Rrogozhinë, ka të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën kombëtare Peqin-Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në njërin nga automjetet, dhe një nga drejtuesit është lënduar. Ai është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë futja e njërit prej automjeteve në rrugën kryesore pa respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

<

Në vendin e ngjarjes janë ndodhur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh brenda pak orësh në këtë segment rrugor, pas një përplasjeje tjetër të rëndë të regjistruar më herët në afërsi të fshatit Karinë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement