Mbrëmjen e kaluar, Kanye West ndezi skenën në Shqipëri me një performancë që, megjithëse përcillet nga polemika, ishte një spektakël i vërtetë për të gjithë të pranishmit. Ndërkohë, ndërsa vëmendja ishte te ky yll botëror, një tjetër “legjendë” po lindte në turmë. Bëhet fjalë për një të ri të huaj që, përmes një truke me inteligjencën artificiale, arriti të kalojë çdo masë sigurie për të zënë rreshtin e parë, pa paguar asnjë cent të tepërt për zonën VIP.
Në një video që shpërndahet në TikTok, ai e përshkruan këtë përvojë si “natën më të çmendur të jetës së tij.” Sipas rrëfimit, djali hyri në arenë me një biletë standarde, por dëshira për t’u afruar sa më shumë ose e shtyu të bënte një hap të guximshëm.
“Thjesht i kërkova ChatGPT-së të më krijonte një biletë ‘Gold Standing’,” thotë ai në video. Me imazhin e formuar në ekranin e telefonit, ai u fut shpejt përmes rojeve të sigurisë, të cilët, për shkak të fluksit të madh, e lejuan pa e skanuar barkodin.
Situata u bë edhe më komike kur një çift gjermanësh, që ndodheshin aty pranë, e panë skemën. Sipas të riut, ata kërkuan të merrnin biletën false përmes opsionit Airdrop. “Funksionoi edhe për ta,” shprehet ai, teksa tregon se të tre përfunduan duke shijuar koncertin, ku biletat kushtojnë qindra euro.
Pas kësaj ngjarjeje të papritur, ai sapo ka mbërritur në Shqipëri dhe, me katër ditë të tjera në vend, pyet hapur ndjekësit e tij: “Çfarë dreqin të bëj ndërkohë që jam këtu?” Një pyetje që, pa dyshim, nuk kërkon më një përgjigje nga ChatGPT.
Be the first to comment