Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ylli i Manchester Cityt zbulon “takimin perfekt”: Haaland preferon gjërat e thjeshta

Ylli i Manchester Cityt zbulon “takimin perfekt”: Haaland preferon gjërat e thjeshta

Ylli i futbollit, Erling Haaland, ka shpërndarë detaje mbi mbrëmjen e tij ideale me të dashurën, Isabel Haugseng Johansen. Në një përmbledhje të nevojave të tij për relaksim, ai tregon se preferon gjërat e thjeshta, ndryshe nga pritshmëritë për restorante luksoze apo udhëtime të shtrenjta.

Haaland zbuloi se takimi perfekt për të përfshin përgatitjen e darkës në shtëpi dhe argëtimin me lojëra elektronike. Ai përmendi se herë pas here kthehet në vendlindjen e tij, Bryne, për të porositur qebap. “Unë gatuaj darkën. Ndoshta asaj do t’i vijë pak turp që po e them këtë, por ajo i pëlqen videolojërat. Së bashku luajmë Minecraft, ndërsa ndihmojmë njëri-tjetrin të ndërtoshim shtëpi dhe gjëra të tjera”, shprehet ai.

Haaland dhe Isabel janë së bashku që nga viti 2021, por historia e tyre ka filluar shumë më herët. Të dy janë rritur në Bryne dhe, si adoleshentë, ishin pjesë e klubit lokal të futbollit, Bryne FK. Sipas Haalandit, ishte Isabel ajo që bëri hapin e parë, duke i dërguar një mesazh pas përfundimit të një ndeshjeje.

Çifti u bë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2024, megjithatë ata preferojnë të mbajnë jetën familjare të distancuar nga vëmendja publike. Nuk ka informacion mbi emrin e djalit të tyre, asnjë fotografi nuk është publikuar.

Ndërsa Haaland vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të karrierës së tij të suksesshme në futboll, Isabel ka ndërtuar gjithashtu një karrierë si modele dhe influencuese, duke ruajtur një ekuilibër të mirë mes jetës publike dhe asaj private.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement