Një konflikt mes fqinjëve në qytetin e Korçës ka kulmuar sot me një të plagosur, në lagjen nr. 14.
Sipas burimeve, të dy komshinjtë kishin debatuar më parë për arsye banale. Sot, gjatë një përleshjeje jashtë banesave të tyre, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur fqinjun dy herë.
Autori i plagosjes, i identifikuar si G.R., rreth 50 vjeç, është arrestuar nga policia pas ngjarjes. Ai është gjetur në banesën e tij dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë, i plagosuri, i njohur si R.J., rreth 40 vjeç, ndodhet në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Be the first to comment