Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

A po mblidhen nënshkrime në LDK për Kuvend të jashtëzakonshëm? Flet Abdixhiku

A po mblidhen nënshkrime në LDK për Kuvend të jashtëzakonshëm? Flet Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shprehu qëndrimin e tij pas mbledhjes së Kryesisë së partisë. Ai njoftoi se do të pranojë ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Abdixhiku theksoi se LDK do të diskutojë për parimet e saj dhe theksoi nevojën për një trajtim gjithëpërfshirës të procesit të formimit të institucioneve. Ai nënvizoi se brenda kësaj përfshirjeje duhet të ekzistojë një balancë mes palëve që kontribuojnë në ndërtimin e institucioneve.

“Ne do të flasim për parime fillimisht. Parimet e LDK-së janë bërë publike dhe ne duhet të diskutojmë për një trajtim gjithëpërfshirës të institucioneve. Brenda kësaj duhet të kemi balancë mes palëve që i ndihmojnë në ndërtimin e atyre institucioneve,” theksoi Abdixhiku.

<

Kur u pyet për zërat rreth nënshkrimeve të mundshme brenda LDK-së dhe ndryshimeve të pritshme, ai sqaroi se deri tani nuk ka asnjë nënshkrim të depozituar.

Abdixhiku përmendi se LDK ka organizuar Kuvendin më 31 janar dhe njoftoi se zgjedhjet e radhës brenda partisë do të mbahen vitin e ardhshëm. Ai shtoi se një e tretë e delegatëve të Kuvendit janë të lirë të kërkojnë thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm në çdo kohë, por theksuan se zgjedhjet e rregullta janë të planifikuara për vitin e ardhshëm.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se në LDK nuk është depozituar asnjë nënshkrim deri tani. Ne besojmë se një parti serioze matet jo sipas dëshirave të pakicës, por nëse respekton vendimet e saj,” përfundoi Abdixhiku.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement