Të paktën 28 persona kanë humbur jetën pas një zjarri masiv që përfshiu një fabrikë këpucësh në provincën lindore të Kinës, Fujian. Ngjarja ndodhi të enjten, sipas raportimeve të gazetës “South China Morning Post”.
Zjarri u shfaq në fabrikën “Huiteng Shoes”, e cila ndodhet në rrugën “Kaituo East” në fshatin Jiangtou, brenda zonës Chendai të qytetit Jinjiang, raportoi Anadolu.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur që dilte nga ndërtesa. Një pjesë e personave të bllokuar në çati kërkonin ndihmë.
Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një angazhim të plotë për shpëtimin dhe trajtimin e viktimave, si dhe për hetimin e këtij incidenti tragjik.
Be the first to comment