Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjyqi për Ibër-Lepencin: Mblidhen prova rreth përgatitjeve që u zhvilluan në Serbi

Gjyqi për Ibër-Lepencin: Mblidhen prova rreth përgatitjeve që u zhvilluan në Serbi

Prokurori special, Bekim Kodraliu, deklaroi se sulmi i ndodhur më 29 nëntor 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit nuk ishte një veprim i rastësishëm. Sipas tij, ky ishte sulmi i katërt i këtij lloji, pas incidenteve të ndodhura më herët, si sulmi ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicë në vitin 2022, ndalimi i ushtarëve të KFOR-it në vitin 2023, si dhe barrikadat dhe sulmi në Banjskë gjatë të njëjtit vit.

Kodraliu tha se, përmes hetimeve dhe provave të siguruara, është vërtetuar se të pandehurit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, kanë kryer veprat penale të specifikuara në aktakuzë. Ai theksoi se kjo aktakuzë nuk përfaqëson një krim të zakonshëm, por një sulm të organizuar dhe të planifikuar kundër infrastrukturës kritike të Kosovës, e cila garanton furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Ai informoi se të akuzuarit, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, kishin vendosur eksploziv të llojit TNT me peshë 20 kilogramë. Prokuroria akuzon ata për “Rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e pajisjeve publike” dhe për “Vepër terroriste” në bashkëkryerje.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve te të pandehurit janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje ushtarake. Prokurori Kodraliu njoftoi se disa prova lidhen gjithashtu me trajnimet dhe përgatitjet që dyshohet se janë zhvilluar në Serbi.

<

Ai theksoi se të dy vëllezërit e akuzuarit po ashtu dyshohen për vrasje të rëndë në territorin e Istogut, duke kërkuar dënimin sipas kodit penal të Kosovës. Për më tepër, ai përmendi se provat që do të paraqiten përfshijnë edhe ato që dëshmojnë për trajnimet në poligonin ushtarak të quajtur “Livadhet e Pasulit” në Serbi, i cili tani dyshohet se përmban edhe varreza masive si pjesë e përgatitjeve të kundërligjshme ndaj shtetit të Kosovës.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement