Reperi i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, G-Bani, ka reaguar me forcë në rrjetet sociale ndaj vendimit të qeverisë për të ndarë katër milionë euro nga buxheti i shtetit për koncertin e yllit ndërkombëtar Kanye West në Tiranë.
Në disa postime në Instagram, ai i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po shpenzon paratë e qytetarëve për të shmangur turpin para ndërkombëtarëve që kanë blerë bileta. G-Bani theksoi se, përkundër këtyre shpenzimeve të mëdha për një artist të huaj, Rama nuk ka ofruar asnjëherë mbështetje për festivalet që do të nderonin emrat që kontribuan në identitetin e hip-hop-it shqiptar, përmend duke përfshirë figura si West Side Family, Stine dhe 2Die4.
Përveç reagimit mbi buxhetin dhe vendimet e qeverisë, e rëndësishme është se G-Bani nuk ka harruar dinamikën me Gjestin. Edhe pse udhëtimi i tyre në shtëpinë e famshme ka përfunduar, duket se ironitë vazhdojnë. Përsëri, reperi e përdor ish-bashkëbanorin si referencë për të bërë një krahasim negativ. Në vargjet ku kritikon mënyrën e komunikimit të Edi Ramës, G-Bani e përshkruan kryeministrin si dikë që nuk di çfarë flet, duke bërë një paralelizëm me mënyrën e të folurit të Gjestit.
G-Bani citoi drejtpërdrejt se kryeministri nuk e kalon testin e kuptueshmërisë, duke thënë: “Nuk din ça flet, osh si me nigju Gjestin.” Kjo tregon se, pavarësisht temës që trajton, Gjesti mbetet një objekt ironie për reperin. Kjo situatë ilustron se mbeturinat nga edicioni i katërt i spektaklit vazhdojnë të shkaktojnë përplasje në distancë.
Be the first to comment