Michael Olise do të jetë në fushë për të luajtur çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Marokut, pavarësisht rrezikut të pezullimit. Federata Franceze e Futbollit ka bërë apel te FIFA për të anuluar një karton të verdhë që ai mori gjatë kohës shtesë në ndeshjen kundër Paraguait, por kjo kërkesë është refuzuar.
Nëse Olise merr një tjetër karton të verdhë, ai do të humbasë ndeshjen e mundshme në gjysmëfinale. Kjo situatë paraqet një shqetësim shtesë për Francën, përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme të turneut. Gjithashtu, për trajnerin Didier Deschamps, ky është një detaj tjetër që do të ndikojë në strategjinë e tij kundër ekipit maroken.
Vendimi i FIFA-s është konfirmuar nga Deschamps në një konferencë për shtyp, ku ai njoftoi se kartoni do të mbetet në fuqi. “Këtë mëngjes morëm vendimin e FIFA-s – kartoni mbetet,” tha trajneri francez.
Olise mori kartonin e verdhë gjatë fitores 1-0 të Francës përballë Paraguait, për një ndërhyrje ndaj Matias Galarzas. Skuadra franceze argumentoi se lojtari i tyre nuk kishte prekur kundërshtarin, ndaj kërkuan që kartoni të anuloheshin.
Be the first to comment