Klankosova.tv ka siguruar informacione të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të punëtorit të Kosovamont-it, i cili u lëndua në vendin e punës nga rënia e një mjeti të rëndë mbi kokë.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, njoftoi se pacienti ka kaluar me sukses një operacion. Ai theksoi se pas procedurës, punëtori do të transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror.
“Pas intervenimit kirurgjikal, ai është dërguar në sallën operative nga ekipet e neurokirurgjisë dhe anestezionit. Më pas, pacienti do të transferohet në MIQ,” shtoi Syla.
Sipas informacioneve të reja, punëtori i lënduar është 60 vjeç, dhe gjendja e tij shëndetësore është nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Be the first to comment