Ministria e Infrastrukturës ka vendosur kufizime për lëvizjen e mjeteve të rënda.
Ky vendim është marrë me qëllimin për të mbrojtur infrastrukturën rrugore gjatë temperatureve të larta dhe për të rritur sigurinë në komunikacion.
Kufizimet do të aktivizohen në bazë të temperaturave dhe intervaleve të caktuara.
Në autoudhë, kufizimi do të zbatohet në ditët kur parashikohet një temperaturë maksimale prej 32°C ose më e lartë, në intervalin nga ora 11:00 deri në 17:30.
Ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, kufizimi do të aplikohet kur temperatura maksimale parashikohet të arrijë 35°C ose më shumë, gjithashtu në të njëjtin interval orar.
Be the first to comment