Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 Qershorit në Kosovë. Ky veprim hap rrugën për krijimin e institucioneve të reja dhe për procedurat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës njoftoi se afati 30-ditor për mbajtjen dhe përmbylljen e seancës konstituive fillon nesër, më 9 korrik 2023, dhe përfundon më 7 gusht. Ai theksoi se seanca duhet të thirret nga Albulena Haxhiu, si ushtruese e detyrës së Presidentes.

Cakolli sqaroi se në rast se seanca nuk thirret brenda këtij afati, Kuvendi do të mblidhet automatikisht në ditën e tridhjetë. Ai theksoi gjithashtu se Haxhiu, në cilësinë e Kryetares së legjislaturës së kaluar, duhet të organizojë një mbledhje përgatitore me kryetarët e 15 subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvend.

<

Kjo mbledhje, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se pesë ditë para seancës konstituive, do të shërbejë për përgatitjen e rendit të ditës dhe për caktimin e vendndodhjes së deputetëve në sallë, në përputhje me partitë politike.

Gjatë seancës konstituive, deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga LVV, me asistencën e deputetes më të re, Fatma Taçi nga KDTP. Cakolli përmendi se rendi i punës është i paracaktuar dhe fillimisht do të themelohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve, për raportin e të cilit do të votohet me shumicë.

Pas procedurave të betimit të deputetëve, do të zhvillohet votimi për Kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët. Kryetari do të propozohet nga LVV, si subjekti më i madh parlamentar, dhe do të zgjidhet me së paku 61 vota. Në rast se kandidati nuk arrin të marrë votat e nevojshme pas tri tentativave, do të duhet të propozohet një kandidat tjetër.

Kur të zgjidhet Kryetari, Kuvendi do të vazhdojë me zgjedhjen e pesë nënkryetarëve. Tri nënkryetarë do të propozojnë tri subjektet më të mëdha parlamentare, ndërsa një nga komunita serbe dhe një tjetër nga komunitetet jo-shumicë. Të gjithë nënkryetarët do të zgjidhen me të paktën 61 vota.

Vetëm pas përfundimit të këtij procesi, do të hapen procedurat kushtetuese për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit. Cakolli përmendi se këto dy procedura nuk janë të ndara dhe asnjëra nuk e kushtëzon formimin e Qeverisë me zgjedhjen e Presidentit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement