Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Malishevë: Të miturit marrin veturën pa leje, përdorin edhe armë

Malishevë: Të miturit marrin veturën pa leje, përdorin edhe armë

Katër persona, tre prej të cilëve janë të mitur, janë arrestuar ditën e hënë në fshatin Carallukë të Malishevës për dyshimin e posedimit dhe përdorimit të paautorizuar të armës.

Sipas Policisë, rasti është regjistruar rreth orës 13:35, gjatë një kontrolli policor në një automjet, ku është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Dyshohet se automjeti ishte marrë pa lejen e pronarit nga një prej të dyshuarve, ndërsa arma kishte qenë në përdorim nga të miturit.

Në vendngjarje, policia gjithashtu gjeti dhe konfiskoi katër gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

<

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale. Pas përfundimit të procedurave fillestare dhe me vendim të prokurorit, të katër ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement