Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Vita” fton ministrin Muja të vizitojë fabrikën: Ejani nesër të shihni nga afër të vërtetën

LBK: Rezultatet e “Vitës” të publikohen pa ndikime politike, vonesa është dëm për blegtorët

Fabrika e Përpunimit të Qumështit VITA ka drejtuar një ftesë publike për ministrin e Bujqësisë, Armend Muja, duke e ftuar atë të vizitojë ambientet e fabrikës më 8 korrik 2026. Qëllimi i kësaj vizite është të njohë nga afër procesin e prodhimit, pranimin e qumështit nga fermerët dhe sfidat me të cilat përballet sektori i qumështit në Kosovë.

Kjo ftesë vjen në një kohë kur shumë është biseduar në opinion mbi cilësinë e qumështit të kësaj fabrike, pas inspektimeve që Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kryeu më 2 korrik të këtij viti. VITA e sheh këtë vizitë si një mundësi për të krijuar një dialog të drejtpërdrejtë dhe transparent mes institucioneve dhe industrisë.

Në njoftimin publik, kompania thekson se është e gatshme t’i prezantojë ministrit të gjithë zinxhirin e punës, nga fermeri deri te produkti final. “Do të kemi kënaqësinë t’i prezantojmë nga afër procesin e prodhimit, procesin e pranimit të qumështit nga fermerët, standardet e cilësisë, bashkëpunimin me fermerët vendorë, si dhe të zhvillojmë një diskutim të hapur për sfidat dhe të ardhmen e sektorit të qumështit në Kosovë,” theksohet në ftesën publike të VITA-s.

<

Kompania ka bërë të ditur se dyert e saj janë të hapura për ministrin dhe për çdo formë tjetër komunikimi të drejtpërdrejtë. “Dyert e VITA-s janë të hapura. Ju mirëpresim nesër, më 08.07.2026,” përfundon njoftimi. Kjo ftesë vjen pas deklaratave të ministrit në televizionin T7 rreth prodhimeve të fabrikës VITA.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement