Rike Roçi ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim të rrallë dhe emocional, duke zbuluar vështirësitë që fshihen pas karrierës së saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shfaqet me lot në sy dhe pa filtra, duke folur hapur për presionin dhe sfidat e industrisë së televizionit dhe kinematografisë.
Aktorja dhe producentja ka theksuar se suksesi shpesh duket i lehtë nga jashtë, ndërsa në realitet kërkon shumë punë, sakrifica dhe përballje të vazhdueshme me stresin. “Nga jashtë mund të duket gjithçka e lehtë, e bukur dhe e arritur pa shumë vështirësi, por realiteti pas çdo projekti është krejt ndryshe,” shprehet Roçi.
Ajo tregon se pas çdo angazhimi fshihen orë të gjata pune, organizim të vazhdueshëm dhe një barrë emocionale që publiku nuk e sheh. Sipas saj, rruga drejt realizimit të projekteve të mëdha kërkon disiplinë dhe forcë për të përballuar momentet e vështira.
Rike pranon se ka pasur raste kur gjithçka i është dukur e papërballueshme. Megjithatë, dëshira për të ndjekur ëndrrat e saj e ka shtyrë të vazhdojë përpara.
Be the first to comment