Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në darkën e liderëve të NATO-s, ku u prit nga udhëheqësi turk, Recep Tayyip Erdogan, në kompleksin presidencial në Ankara.
Pas një ecjeje përgjatë qilimit me roje nderi ushtarake, Trump shtrëngoi duar me Erdoganin dhe bisedoi gjithashtu me gruan e tij, sipas raportimeve nga Sky News.
Takimi mes Trumpit dhe Erdoganit kishte nisur edhe përpara samitit, ku Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të heqin sanksionet ndaj Turqisë.
Duke foli para gazetarëve, Trump e lavdëroi Erdoganin, duke theksuar se mes tyre ekziston një “kimi” dhe se marrëdhënia me Ankaranë nuk ka qenë kurrë më e mirë.
Be the first to comment