Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Remuntada”, Argjentina në çerekfinale

“Remuntada”, Argjentina në çerekfinale

Argjentina ka siguruar një vend në çerekfinalen e Botërorit 2026 pas një përmbysjeje fantastike ndaj Egjiptit. Skuadra e trajnerit Lionel Scaloni ishte në disavantazh prej 2:0 deri në minutën e 79-të, por reagoi në mënyrën më të shkëlqyer në minutat e fundit, duke shënuar tri gola dhe fituar me rezultatin 3:2.

Kur duket se Egjipti do të arrinte një kualifikim historik, Lionel Messi dhe shokët e tij treguan karakter të fortë dhe nuk u dorëzuan. Cristian Romero hapi rrugën e rikthimit, ndërsa Lionel Messi barazoi vetëm pak minuta më vonë. Enzo Fernandez realizoi golin e fitores në kohën shtesë, duke e vulosur këtë përmbysje si një nga më emocionueset e këtij Botërori.

Me këtë fitore, Argjentina avancoi në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Zvicrës dhe Kolumbisë. Ndeshja e ardhshme do të luhet sonte, me fillim nga ora 22:00.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement