Këngëtarja Nora Istrefi ka reaguar pas ngjarjes së fundit të dhunës, e cila është raportuar në mediat shqiptare. Në pamjet e publikuara, disa adoleshente shfaqen duke ushtruar dhunë fizike ndaj një bashkëmoshatareje.
Përmes një postimi në Instastory, Istrefi ka shprehur qëndrim të fortë lidhur me këtë rast, duke kërkuar që ata që janë përgjegjës të përballen me dënimin e duhur. Ajo thekson: “Uroj të merret dënimi i merituar për këto krijesa.”
Ky reagim vjen pas publikimit të pamjeve që kanë shkaktuar një valë të madhe reagimesh në opinionin publik, ndërsa autoritetet e përkatshme po e trajtojnë rastin.
Be the first to comment