Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Grenlanda duhet të kontrollohet nga ShBA-ja”, thotë Trump

“Grenlanda duhet të kontrollohet nga ShBA-ja”, thotë Trump

Presidenti amerikan komentoi mbi Grenlandën gjatë hapjes së samitit të NATO-s, që po mbahet në Ankara, duke theksuar se ky territor “duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara”.

Aleanca, që përfshin 32 vende anëtare, përfshirë Danimarkën, e cila është përgjegjëse për Grenlandën, është përballur me një krizë që nga janari. Ky tension u shkaktua pas kërkesës së Trumpit për kalimin e kontrollit mbi këtë territor në emër të sigurisë kombëtare, siç raportoi CNBC, e cila u përmend nga Klankosova.tv.

Gjatë një takimi bilateral me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të martën pasdite, Trump shprehu pakënaqësinë e tij për refuzimin e Evropës për të mbështetur ambiciet e tij ekspansioniste, duke e konsideruar këtë një dëm për marrëdhëniet e tij me NATO-n.

<

“Grenlanda nuk e ndihmon Danimarkën. Danimarka nuk investon realisht për të ndihmuar Grenlandën, por ky territor është shumë i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara,” theksoi Trump për median.

Ai shtoi se Grenlanda është e rrethuar nga anije kineze dhe ruse, duke insistuar se “kjo nuk do të ndodhë”, duke përsëritur pretendimet për kërcënime ushtarake nga jasht. Megjithatë, ekspertët e Grenlandës kanë mohuar këto pretendime.

“Grenlanda duhet të jetë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, jo të Danimarkës,” përfundoi presidenti amerikan.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement