Udhëheqësit e 32 vendeve të NATO-s janë mbledhur në Ankara për një samit i cili pritet të përcaktojë kursin e Aleancës për vitet që vijnë.
Temat kryesore të diskutimit përfshijnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, situatën në Ukrainë, tensionet me Iranin, si dhe kërkesën nga presidenti Donald Trump që shtetet evropiane të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit të tyre.
Gazetari Sokol Brahaj, në emisionin “Kosova Today”, theksoi se presidenti Trump sapo ka mbërritur në kryeqytetin e Turqisë, ku është pritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Brahaj përmendi se pritja e organizuar nga Erdogani ka qenë e shkëlqyer, duke e cilësuar atë si një shenjë solidariteti mes presidentëve. Sipas tij, kjo është shumë domethënëse për një samit që ka për qëllim të krijojë marrëdhënie më të ngushta mes liderëve të NATO-s.
Be the first to comment