Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Videoja e vajzave në Fier, Sara shpërthen pas pamjeve të dhunës: “Drejtësia duhet të veprojë”

Videoja e vajzave në Fier, Sara shpërthen pas pamjeve të dhunës: “Drejtësia duhet të veprojë”

Sara Gjordeni ka reaguar publikisht pas publikimit të një episodi dhune, duke shprehur tronditjen dhe indinjatën e saj për ngjarjen.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjordeni, si nënë e dy vajzave, ka dënuar me forcë veprimet e personave të përfshirë dhe ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të ndërhyjnë.

“Jam më shumë sesa e tmerruar dhe e prekur nga pamjet”, shprehet ajo, duke theksuar se dhuna nuk duhet të tolerohet dhe se ata që janë përgjegjës duhet të përballen me pasojat ligjore.

<

Ajo iu bashkua thirrjeve për hetim nga autoritetet dhe kërkoi që raste të tilla të trajtohen me seriozitet, duke bërë apel kundër vetëgjyqësisë dhe dhunës.

Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, ku shumë individë kanë shprehur të njëjtin shqetësim për përhapjen e rasteve të dhunës mes të rinjve.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement