Të gjithë kemi përjetuar ndonjëherë çarje të pakëndshme në krahët e buzëve. Megjithëse zakonisht nuk paraqesin një problem serioz shëndetësor, ato mund të jenë të dhimbshme, të shkaktojnë kruajtje dhe të pengojnë aktivitetet e përditshme si ngrënia ose biseda.
Termi mjekësor për këto plagë është keiliti këndor. Sipas Klinikës së Cleveland, kjo është një gjendje inflamatore e zakonshme që ndikon në njërin ose të dyja krahët e buzëve, duke shkaktuar skuqje, tharje, çarje dhe plagë të dhimbshme. Megjithatë, përkundër discomfort-it që shkakton, shpesh trajtohet me kremra apo pomada të përshtatshme.
Është e rëndësishme të theksohet se keiliti këndor nuk është ngjitës si herpes, ndonëse shpesh ngatërrohet për shkak të pamjes së tij.
### Pse çahen cepat e buzëve?
Një nga shkaqet kryesore të çarjeve është mbajtja e pështymës në cepat e buzëve, që shkakton lagështi të vazhdueshme dhe, me kalimin e kohës, irritim dhe çarje. Gjendja gjithashtu mund të shkaktohet nga infeksione kërpudhore ose bakteriale, lëkura e thatë, mbajtja e protezave dhe mangësitë ushqyese.
Mjekët sugjerojnë se kjo gjendje mund të lidhet edhe me mungesën e vitaminës B2, e njohur si riboflavinë, e cila është e rëndësishme për ruajtjen e lëkurës dhe mukozave të shëndetshme. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë ndryshime të tilla si çarje e lëkurës në buzë, inflamacion të buzëve dhe inflamacion të gjuhës.
Vitamina B2 është gjithashtu esenciale për shëndetin e syve dhe sistemit nervor, dhe ndihmon në prodhimin e energjisë nga ushqimi. Sasia e rekomanduar ditor për të rriturit është rreth 1.3 mg për burrat dhe 1.1 mg për gratë. Një dietë e larmishme mund të sigurojë sasi të mjaftueshme, me burime të mira si qumështi, vezët, kërpudhat dhe drithërat e fortifikuara.
### Shenja të vogla që trupi mund të dërgojë
Disa ndryshime trupore mund të lidhen me mungesën e vitaminave dhe mineraleve, edhe pse nuk gjithmonë nënkuptojnë që ka një mangësi. Për shembull, zbehja e theksuar e lëkurës mund të tregojë mungesë të vitaminës B12 ose hekurit, ndërsa ndryshimet në thonj mund të shoqërojnë mangësi ushqyese.
Njollat e bardha në thonj mund të shfaqen për shkak të mungesës së zinkut, ndërsa gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve mund të lidhet me marrjen e pamjaftueshme të vitaminës C. Po ashtu, vetullat e holluara dhe dhimbjet muskulore mund të japin shenja të mungesave të caktuara ushqyese, si magnezi.
Këmbët dhe duart e ftohta, rrathët ë errët nën sy ose dëshira për të ngrënë akull janë gjithashtu shenja që duhet ti përmendni mjekut tuaj, veçanërisht nëse ato vazhdojnë për një kohë të gjatë. Pagofagia, dëshira për të ngrënë akull, është shpesh e lidhur me mungesën e hekurit.
Be the first to comment