Një zjarr ka përfshirë sot fasadën e objektit të Postës në zonën e Qafës së Pazarit në Gjirokastër.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë që ra në një tabelë reklamuese. Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë intervenuar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.
Për të garantuar sigurinë e banorëve, energjia elektrike është ndalur në të gjithë qytetin deri sa situata të stabilizohet dhe rreziku të eliminohet.
Aktualisht po punohet për shuarjen e plotë të flakëve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.
Në njoftim theksohet se zjarri rrezikonte jo vetëm godinën e Postës, por edhe banesat që ndodhen në të njëjtin objekt. Grupi i shërbimit ka arritur në vendngjarje në kohë, duke izoluar dhe shuar plotësisht flakët.
Be the first to comment