Portugalia ka pësuar një disfatë në Kupën e Botës 2026, pas një humbjeje minimale nga Spanja me rezultatin 0:1.
Për këtë ndeshje, e cila kishte shumë emocione, njohësi i futbollit, Fion Aliu, ofroi një analizë të detajuar në emisionin “Ora Shtatë”.
Sa i përket Spanjës, Aliu vlerësoi se ekipi nuk tregoi shumë “dhëmbët”. Ai theksoi se ndeshja ishte e baraspeshuar, me të dyja skuadrat që ruajtën një qasje taktike të kujdesshme. Sipas tij, Spanja nuk demonstroi dominimin që sidomos është pritur në këtë kompeticion, por arriti të kontrollojë lojën. Ai përshkroi ndeshjen si një mësim se si duhet kontrolluar një ndeshje futbolli, megjithatë, në pjesën e parë, i dha përshtypjen se Spanja ishte një skuadër pa forcë sulmuese, pasi nuk arriti të finalizonte situatat e krijuara.
Në anën tjetër, për Portugalinë, Aliu theksoi se mungoi iniciativa për sulm. Ai vuri në dukje se Portugalia mbrohej me një bllok mesatar të ulët dhe dy mesfushorë defensivë gjatë gjithë ndeshjes. Kjo mosaktivizim në sulm bëri që presioni i Spanjës të rritej gradualisht, duke çuar në golin përfundimtar.
Be the first to comment