Një përleshje ka ndodhur sot në Komoran, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, e konfirmoi lajmin për Klankosova.tv, duke shtuar se dy prej të lënduarve dyshohet se janë therur me thikë.
“Të dielën, rreth orës 19:00, kemi pranuar një informacion për një përleshje fizike në Komoran. Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, rezulton se tre persona janë lënduar, ndërsa dy prej tyre dyshohet se janë dëmtuar nga një mjet i mprehtë,” tha Pllana.
Ai gjithashtu njoftoi se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse të policisë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Be the first to comment