Çifti simpatik Adi dhe Ola po dëshmojnë çdo ditë se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më e fortë.
Pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në reality-show dhe momentit kur zyrtarizuan marrëdhënien me familjet e tyre, ata janë parë pothuajse kudo bashkë, duke shijuar çdo moment në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi, Adi dhe Ola kanë vendosur t’i arratisen përditshmërisë për të nisur pushimet në jugun e Shqipërisë.
Përmes disa postimeve në profilet e tyre në Instagram, ata kanë ndarë me ndjekësit disa momente relaksuese dhe romantike, në të cilat shihen duke shijuar rrezet e diellit dhe ambientet luksoze të një pishine me pamje nga deti.
Në fotot e publikuara, çifti shfaqet i afërt dhe i lumtur, duke festuar me gota shampanje pranë palmave. Këto imazhe konfirmojnë se dashuria e nisur në ekran ka vazhduar me hapa të sigurt edhe në jetën reale, duke u bërë një nga çiftet më të komentuar dhe më të pëlqyer të momentit.
Be the first to comment