Shoqata “Roja e Kohës” organizoi një protestë në sheshin e Podujevës, pas incidentit të fundit me të shtëna armësh në qytet, ku katër persona, përfshirë një kalimtar, mbetën të plagosur.
Një grup qytetarësh u mblodh për të shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me rritjen e rasteve të dhunës dhe përdorimit të armëve në publik.
Organizatorët e protestës theksuan domosdoshmërinë e një veprimi të koordinuar institucional dhe shoqëror për të parandaluar ngjarje të tilla.
“Bashkërisht të punojmë dhe veprojmë që gjakderdhja të mos ndodh në rrugët dhe as në familjet tona. Prandaj, stop dhunës, stop gjakderdhjes, stop vrasjeve në Kosovë”, shprehen organizatorët gjatë protestës.
Be the first to comment