Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës ka hapur dyert për edicionin e tij të sivjetshëm, duke mirëpritur rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës.
Në një periudhë prej dy javësh, këta studentë do të kenë mundësinë të shkëmbejnë ide ndërkulturore mes tyre. Ky aktivitet vlerësohet si një hap i rëndësishëm arsimor për vendin, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për studentët e Kosovës që dëshirojnë të thellohen në njohuritë e teknologjisë, artit, kulturës dhe shumë fushave të tjera.
Përveç studentëve, në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe profesorë nga universitete të ndryshme të botës, duke kontribuar kështu në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave.
Be the first to comment