Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Armela Hyseni, mori pjesë dje në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E Diell”, ku ndau një histori personale nga jeta e saj.
Armela rrëfeu se për herë të parë takoi babain e saj pas 18 vitesh. Ajo shpjegoi se prindërit e saj ishin ndarë para se ajo të lindte.
Sipas saj, fjalët e thëna nga nëna dhe babai i saj ishin të përputhshme, gjë që e çoi në vendimin për ta falur.
Gjatë bisedës, Armela e filloi rrëfimin duke thënë se ishte rritur nga një nënë beqare, pasi prindërit e saj ishin ndarë para lindjes së saj. Ajo e përshkroi si një fatkeqësi.
Për herë të parë, ajo takoi babain e saj rastësisht në rrugë kur ishte 18 vjeçe, pas regjistrimit në shkollë.
“Jemi parë rastësisht në rrugë dhe mami tha ‘babi’,” kujton ajo. Në momentin e takimit, Armela ishte skeptike, por nëna e saj e inkurajoi të ulen dhe të flasin.
Takimi ishte emocionues për Armelën, e cila e pranoi se në fillim nuk ndiente komoditet, por mami e shtyu që të qëndronte.
Kur u diskutua për mungesën e babait gjatë gjithë këtyre viteve, Armela theksoi se të dy prindërit e saj i kishin dhënë shpjegime për situatën dhe ato e ndihmuan ta kuptonte.
“A e kam ndjerë mungesën e babait? Absolutisht që po,” tha ajo. Ajo përfundoi se nëna e saj kishte patur një barrë të madhe, duke theksuar se mungesa e figurës atyre kishte pasur ndikim të rëndësishëm në jetën e saj.
Be the first to comment