Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Isufaj: Hetimet për masakrën ndaj familjes Jashari në përfundim

Isufaj: Hetimet për masakrën ndaj familjes Jashari në përfundim

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka njoftuar se hetimet për masakrën ndaj familjes Jashari janë në fazën përfundimtare. Ai nënvizoi se aktakuza pritet të ngrihet së shpejti.

Gjatë një konference për media, Isufaj tha se prokuroria është afër përmbylljes së hetimeve, por theksoi se rasti është tejet sensitiv.

“Hetimet do të përfundojnë shumë shpejt. Nëse ne kemi siguruar prova të mjaftueshme, atëherë do të ketë aktakuzë. Është një rast shumë sensitiv dhe kërkon maturi. Nuk mund të themi asgjë më tepër, përveç se hetimet janë në përfundim”, deklaroi ai.

<

Isufaj theksoi më parë se ngritja e aktakuzës është vetëm çështje kohe. “Për rastin e familjes Jashari do të ngritet një aktakuzë së shpejti; kur them shumë shpejt, e kam fjalën për afate të shkurtër”, përfundoi ai.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement